Top Channel/ Kosova në javën vendimtare, vetëvendosje: Çështje orësh takimi i Kurtit me Abdixhikun
03/08/2026 20:01

Seanca konstituive e kuvendit të Kosovës e 6 gushtit nuk garanton sukses në funksionalizimin e të gjitha institucioneve. Derisa Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve në bashkëpunim me minoritete jo-serbe, mund të konstituojë parlamentin e formojë qeverinë, nuk mund të sigurojë kuorumin prej 80 deputetësh për zgjedhjen e presidentit. Kësisoj, Vetëvendosjes së Albin Kurtit i duhet një partner tjetër që të mos e çojë vendin edhe një herë në zgjedhje. Rikonfirmimi i Lumir Abdixhikut si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka rritur mundësitë që të arrihet një koalicion mes këtyre partive, por kur kanë mbetur edhe tre ditë deri në seancën konstituive, asnjë takim nuk është zhvilluar. Të hënën, ministrja në detyrë e tregtisë dhe partnerja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari - Lila tha se mund të jetë çështje orësh kur Kurti fton Abdixhikun për diskutime. Kusari - Lila tha po ashtu se do të ishte problematike të vendoseshin kushte për të arritur një koalicion mes palëve. Një marrëveshje mes Vetëvendosjes, partnerëve të saj dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të arrihej minimumi i kuorumit të kërkuar me Kushtetutë. Por, kjo nuk është e sigurtë, pasi depoutetë të zgjedhur të LDK-së, janë kundër një bashkëpunimi, edhe pse, të enjten, kur Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar, nxorri një deklaratë nga kuvendi që obligon deputetët të jenë një një linjë me vendimet e kryesisë së partisë. Kosova është në javën vendimtare të formimit të institucioneve, në ditën e konstituimit do të nis rrjedhja e afatit 60 ditor për zgjedhjen e presidentit, në rast se deputetët do të dështonin të arrinin këtë, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44