Traditat e vjetra korçare, veshjet dhe zakonet pasqyrohen në fotografitë e shkepura në vitet ’20-’30 nga fotografët Vani Burda dhe Thimi Raci. Ata janë ndër fotografët e parë të shekullit XX që dokumentuan përmes objektivit jetën shoqërore, kulturore dhe politike të Shqipërisë juglindore. Olta Gasa, specialiste pranë DPA-së - Të dy fotografët sollën një ritëm tjetër të fotografisë në Shqipëri dhe ia dolën që të lënë gjurmë të pashlyera dhe të ruhen sot në fototekën e Arkivit Qendror. Fotografët u kushtuan rëndësi jetës së thjeshtë, jetës urbane dhe çastë që falë fotografimit, i bënë pjesë të kujtesës kolektive.