Një operacion policor me pjesëmarrje edhe të RENEA-s ka nisur këtë mbrëmje në Fier. Forca të shumta policore po kontrollojnë në një pallat shumëkatësh me ndihmën edhe të një droni. Ende nuk dihen detaje të operacionit, ndërsa është bllokuar qarkullimi në të gjithë aksin dhe nuk lejohet kalimi i makinave. Një person po shoqërohet në mjediset e policisë së Fierit.