Top Channel/ “Kishte frikë nga “Black Hawk Down”, Biden urdhëroi trupat të mos dilnin nga aeroporti!
24/08/2021 14:30

Joe Biden u kishte thënë krerëve ushtarake se ngurronte t`i jepte OK-in zhvendosjes së trupave amerikane jashtë perimetrit të aeroportit të Kabulit nga frika e përsëritjes së ndonjë tragjedie të tipit “Black Hawk Down”. Në një video konferencë javën e kaluar, sipas mediave britanike, Biden kishte bërë komente negative mbi shpejtësinë me të cilën ra qeveria afgane dhe u tha komandantëve të tij se donte që të fokusoheshin tek garantimi i sigurisë së aeroportit. Gjatë episodit tragjik të luftës civile në Somali në 1993, 18 ushtarë amerikane dhe dy ushtarë të Kombeve të Bashkuara u vranë pasi dy helikopterë Black Hawk me të cilët udhëtonin, u qëlluan e u rrëzuan nga rebelët. Përpjekjes së Shteteve të Bashkuara dhe vendeve aleate për të tërhequr shtetasit e tyre dhe ndihmësit afganë në aeroportin e kontrolluar nga Shtetet e Bashkuara në Kabul dhe jashtë Afganistanit mund të jetë duke i mbaruar koha. Ka mbetur vetëm më shumë se një javë nga afati i 31 gushtit për tërheqjen ushtarake nga Afganistani e dhjetëra mijëra qytetarë perëndimorë dhe afganë që mbështetën përpjekjet amerikane, janë zhvendosur drejt Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai me shpresën se do të kalojnë përmes portave të tij, por në shumicën e rasteve ka qenë e vështirë, në mos e pamundur të kaloheshin pikat e kontrollit të talebanëve që rrethojnë perimetrin e aeroportit.

Top Channel/Spanjë, opozita bllokon qeverinë/ Lufta politike lë në rrugë 1000 fëmijë marokenë
06/08 23:14
Top Channel/ OKB thirrje Moskës e Kievit/ Guterres: Ndalni sulmet me raketa e dronë
06/08 23:10
Top Channel/ Trump mohon mungesën e armëve/ Paralajmëron dënime për ata që zbuluan të dhënat
06/08 23:09
Top News – Irani, ligj të ri për Ngushticën e Hormuzit. Gjoba për anije të vendeve ‘armiqësore’
06/08 22:29
Top News – Trump mohon mungesën e municioneve/ Kërcënon me burg për rrjedhjet e informacionit
06/08 22:14
Top Channel/ Trump ndez garën për 2028! Zbulohen planet e tij për pasardhësin në Shtëpinë e Bardhë
06/08 21:44
Top Channel/ “Nuk e vrava unë”, ekzekutoi 38-vjeçaren në Athinë, zbulohet detaji tronditës
06/08 21:29
Top Channel/ 38-vjeçarja shtatzënë bie nga kati i 9-të, mjekët bëjnë mrekulli, shpëtojnë foshnjën
06/08 21:01
Top Channel/ “Të dënohen me burg,” Trump mohon krizën e municioneve dhe paralajmëron ndëshkime
06/08 20:46
Top Channel/ U besuan “punonjësve të sigurisë”, por humbën gjithçka! Ja si u vodhën 1.1 milion euro
06/08 20:38
Top News – Ukraina nuk rrëzon dot asnjë raketë ruse / NATO në alarm, kërkon Patriotë me urgjencë
06/08 15:32
Top News – Raketa balistike drejt Japonisë… / Koreja e Veriut ‘paralajmëron’ kundër militarizimit
06/08 15:29
Top News – Dron me eksploziv afër avionit me armë, Gjermania në alarm: Nivel i ri rreziku nga Rusia
06/08 15:14
Top News – Ballkani në flakë, i nxehti arrin kulmin / Zjarrfikësit ‘luftojnë’ në Serbi, edhe viktima
06/08 15:13
Top News – Italia e gjitha në alarm të kuq / Çmenden termometrat, vjen vala e katërt e nxehtësisë
06/08 15:12
Top News – Dronë ukrainas kundër Baltikut / Lituania ‘zbulon’ strategjinë e re të Rusisë
06/08 15:11
Top Channel/ Anglia, sanksione të reja Rusisë/ Mes objektivave të ndëshkuar janë edhe 6 banka
06/08 14:58
Top Channel/ Ukraina godet dy rafineri ruse/ Sulmi pas ofensivës së Moskës me 17 viktima në Kiev
06/08 14:56
Top News – Trump ‘sherr me Hegseth’ për raketat: ‘Mendova se problemi është zgjidhur’
06/08 14:52
Top News – Irani drejton raketat nga shtetet e Gjirit / Kërcënon t’i godasë nëse SHBA sulmon sërish
06/08 13:13