Top Channel/ Khamenei “provokon” Trumpin: firmosi nga dëshpërimi
18/06/2026 23:40

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar heqjen e bllokadës detare ndaj porteve iraniane pak orë pasi hyri në fuqi marrëveshja e re mes Uashingtonit dhe Teheranit. Lajmin e ka bërë të ditur Komanda Qendrore e SHBA-së. Ajo ka thënë se veprimi është bërë në përputhje me udhëzimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. “Forcat amerikane nuk po pengojnë tranzitin e anijeve për në ose nga portet iraniane në Gjirin Arabik dhe Gjirin e Omanit. Anijet tona të shkëlqyera detare do të mbeten në zonë e përgjithshme për t’u siguruar që të gjitha aspektet e marrëveshjes të respektohen”, ka shkruar Komanda Qendrore. Ndërkaq, sipas burimeve të cituara BBC, udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka deklaruar në një mesazh me shkrim se fillimisht nuk ishte dakord me marrëveshjen, por e ka lejuar vijimin e saj pas garancive të dhëna nga presidenti iranian. Mojtaba Khamenei ka deklaruar gjithashtu se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka arritur marrëveshjen “nga dëshpërimi”, duke shkaktuar pakënaqësi në Uashington. Sikur të mos mjaftonte kjo edhe presidenti francez , Emmanuel Macron, deklaroi se nuk "beson" se lufta midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit "ka mbaruar plotësisht", pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar. "Është gjithmonë më mirë të kesh një marrëveshje sesa luftë, veçanërisht kur ekziston rreziku i përshkallëzimit", shtoi presidenti francez. Marrëveshja e përbërë nga 14 pika përfshin, ndër të tjera, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe një plan prej 300 miliardë dollarësh për rindërtimin e Iranit, si pjesë e një pakete më të gjerë stabilizimi dhe bashkëpunimi ekonomik.

Top News- Ngarkesa sekrete e F-35 përfundon në Hong Kong, SHBA del zbuluar
21/09 23:00
Top Channel/ Hoqi dorë nga bota e kinemasë për milionat e portaleve për të rritur, rrëfen aktorja
21/09 23:00
Top Channel/ Trump: Rusia e ka humbur kontrollin mbi naftën prej Ukrainës
21/09 22:57
Top News- SHBA zbulon komplotin rus: survejim dhe vrasje të shënjestruara në Uashington
21/09 22:51
Top News- 2.1 tonë kokainë kapen në një varkë në Spanjë, arrestohet edhe një shqiptar
21/09 22:51
Top News- 2.1 tonë kokainë kapen në një varkë në Spanjë, arrestohet edhe një shqiptar
21/09 22:50
Top News – Bota në zi buke/ I nxehti përvëlues, pasojat shkatërruese në njerëzim
21/09 22:30
Top Channel/ Nuk pranoi notën, nxënësja sulmon me thikë mësuesen në shkollë
21/09 22:26
Top Channel/3.2 milionë euro të fshehura në mure, policia zbulon pasurinë e fshehur, 34 të arrestuar
21/09 22:06
Top Channel/ E ngatërroi me një dre dhe e qëlloi për vdekje, 39-vjeçarja ishte nënë e 5 fëmijëve
21/09 21:47
Top News – Momente tmerri në Japoni/ Tajfuni Dujuan godet vendit, largohen 2 milionë njerëz
21/09 21:26
Top Channel/ Përplasja Trump-media, 5 rrjete televizive refuzojnë mbulimin, paditet SHBA
21/09 19:59
Top Channel/ Nënë e bir gjenden pa jetë në garazh, dyshimi i frikshëm: Helmim nga…
21/09 19:34
Top News – AI do shkatërrojë botën deri në 2030… / Bosi i Nvidias: Ka 0 për qind mundësi të ndodhë
21/09 18:43
Top News – Trump do të sulmonte Huthit… / NYT: ‘Ndryshoi mendje’ në momentin e fundit
21/09 18:42
Top News-Futbollisti shqiptar humb jetën në Itali/ U përplas nga një makinë sapo përfundoi ndeshjen
21/09 18:41
Top News – ‘Predhë e panjohur’ godet cisternën / Sulmohet anija në Hormuz, katër të plagosur
21/09 17:30
Top News – Depot e municioneve në flakë… / Shpërthejnë njëra pas tjetrës, 4 të plagosur në Siri
21/09 17:00
Top News – Putin ‘pushton’ Dumën ruse / ‘Rusia e Bashkuar’ siguron 355 vende në parlament
21/09 16:22
Top Channel/ Putin shpall “fitore rekord” në zgjedhje: BE, pikëpyetje rreth legjitimitetit!
21/09 14:51