Një skemë e dyshuar pagesash në këmbim të ndikimit politik ka ngjallur shqetësime në Shtëpinë e Bardhë, duke nxitur Presidentin Donald Trump të kërkojë hetimin e çështjes. Nga sa raporton portali Axios, Trump ka urdhëruar verifikime për të përcaktuar nëse një prej aleatëve të tij ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme një donacion të konsiderueshëm që ishte menduar për qendrën e arteve skenike Kennedy Cente.