Në gatishmëri të shtuar ndodhen forcat e policisë greke pas trazirave në Francë dhe vendet e tjera europiane. Protestat e nesërme të studentëve, nxënësve dhe mësuesve në një ditë kur sindikatat e arsimit të ulët kanë shpallur grevë 24-orëshe, ndërsa ato të shkollave të mesme ndërprerje të punës ,kanë vënë në lëvizje edhe Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit.