KFOR-i ka nisur tërheqjen graduale të pranisë së përhershme nga ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke e justifikuar vendimin me “përmirësimin e situatës së sigurisë”. Megjithatë, misioni i NATO-s thekson se do të mbajë një prani të fuqishme në veri të Kosovës dhe mund të rikthejë trupat në terren nëse situata përkeqësohet.