Përshkallëzimi i protestës dhe përplasjet e dhunshme mes studentëve dhe efektivëve solli reagimin e Komisionit Europian, që dënoi përdorimin e dhunës në kryeqytet dhe qytetet e tjera të Shqipërisë, duke përmendur zjarrvënien, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. Në reagimin e tij, Komisioni thekson se dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe se reagimi ndaj saj duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe proporcional.