Top Channel/ Kavaja në festë me Portokallinë! Humor, muzikë dhe duartrokitje në shëtitore
09/08/2026 12:47

Qytetarë dhe pushues të shumtë mbushën qendrën e qytetit të Kavajës për të ndjekur nga afër spektaklin “Verë dhe Portokalle”, duke e kthyer shëtitoren e re në një skenë të madhe të hapur argëtimi. Të rinj, familje me fëmijë dhe të moshuar, jo vetëm nga Kavaja, por edhe nga zonat përreth, iu bashkuan mbrëmjes së humorit. Aktorët e njohur të “Portokallisë” sollën personazhet e tyre më të dashura, ndërsa përmes batutave dhe ironisë prekën edhe tema e fenomene të përditshmërisë shqiptare. Energjia e publikut u përcoll gjatë gjithë spektaklit, me të qeshura dhe duartrokitje pas çdo performance. Për aktorët, ndalesa në Kavajë ishte një tjetër dëshmi se humori vazhdon të mbajë pranë vetes një publik të gjerë, pavarësisht moshës. “Verë dhe Portokalle” vijon kështu turin veror në qytete të ndryshme të vendit, duke e çuar humorin dhe personazhet e njohura nga ekrani në skenat e hapura. Pas Kavajës, ndalesa e radhës është Kamza, ku spektakli do të vijojë me të njëjtën formulë: humor, muzikë dhe argëtim pafund në shesh.

Top Channel/ “Shën Ilia” ngrihet nga hiri,një vit pas zjarrit, restaurimi i kishës drejt përfundimit
09/08 12:53
Top Channel/ Kavaja në festë me Portokallinë! Humor, muzikë dhe duartrokitje në shëtitore
09/08 12:47
Top Channel/ Poezia e Teodor Kekos rikthehet në skenë, homazh në Durrës nga aktorët
07/08 12:29
Top News – Strategjia Kombëtare. Kultura, jo më vetëm me fonde nga qeveria
06/08 20:28
Top Channel/ “Verë dhe portokalle” në Bulqizë. Aktorët e Portokallisë ndezin atmosferën në qytetin
04/08 12:30
Top Channel/ Kalaja e Shkodrës më e vizituara, ndalesa kryesore për turistët në Veri të Shqipërisë
02/08 20:06
Top Channel/ “Iso mbi kalldrëm” në Gjirokastër/Qindra qytetarë vendës dhe të huaj ndoqën koncertin
02/08 12:32
Top Channel/ Mjeshtri i drurit në Drilon/ Artizani nga Elbasani që u ofron pushuesve copëza tradite
02/08 12:28
Top Channel/ Drama e eksodit kthehet në skenë, kujtesa e një Shqipërie që iku me gomone
01/08 20:05
Top Channel/ “Portokallia” ndez Gjirokastrën, sheshi “Çerçiz Topulli” mbushet me humor
31/07 12:31
Top Channel/ The Odyssey mbledh 650 mln dollarë, po thyhen çdo rekord shikueshmërie në botë
29/07 15:34
Top Channel/ Ekspozita fotografike në Elbasan, aktiviteti në Muzeun Etnografik riktheu nostalgjinë
26/07 15:17
Top Channel/ “Verë dhe portokalle” në Fier, aktorët dhuruan spektakël në një mbrëmje të veçantë
26/07 12:29
Top Channel/ Fond për letërsinë për fëmijë, investim për dorëshkrimet cilësore
24/07 20:01
Top Channel/ Homazh për Spiro Mastorën, gjirokastra nderon klarinetistin Spiro Mastora me koncert
23/07 12:29
Top Channel/ Ndahet nga jeta Emin Riza, akademiku që mbrojti trashëgiminë kulturore shqiptare
22/07 15:32
Top Channel/ “Shpëto arkivin tënd”,muzeu “Marubi” thirrje qytetarëve të ruajnë fotografitë historike
21/07 12:31
Top Channel/ “Palltoja” shfaqet në Durrës, qyteti mirëpret dramën me një akt e autorit, Ilir Paja
21/07 12:27
Top Channel/ Mjeshtri i fyellit shqiptar pushton kinemanë! Tingujt e Labërisë te filmi i ri Odisea
17/07 14:01
Top Channel/ “Tava e Elbasanit” do të bëhet pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare jomateriale
16/07 15:29