Top Channel/ Jeff Bezos thotë se muajin tjetër do të fluturojë në hapësirë me raketën e Blue Origin
07/06/2021 22:45

Themeluesi i rrjetit Amazon, Jeff Bezos njoftoi sot se do të fluturojë drejt hapësirës me fluturimin e parë të kompanisë së tij hapesinore Blue Origin. "Është diçka që kam ëndërruar gjithë jetën," thotë Bezos në një video të publikuar nga kompania, ku shton se ka ftuar edhe vëllanë e tij Mark për të udhëtuar me të. Bezos do të nisë aventurën e tij me anijen kozmike New Shepard, lëshimi i së cilës është programuar më 20 korrik, 15 ditë pasi ai pritet të japë dorëheqjen si drejtor ekzekutiv i Amazon. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Bezos — njeriu më i pasur i botës me rreth 187 miliardë dollare — do të bëhet miliarderi i parë që lundron në hapësirë, me një nga raketat për të cilat ka shpenzuar miliarda për t’i zhvilluar. Konkurrenti i tij më i afërt, Elon Musk me kompaninë SpaceX ka ndërtuar raketa që mund të orbitojnë rreth tokës, ashtu si dhe miliarderi britanik Richard Branson, që me kompaninë e tij Virgin Galactic, planifikon të organizojë fluturime në hapësirë për super-të pasurit. Në fluturimin e parë të Blue Origin do të lëshohet kapsula 20-metroshe, 6-vendëshe për fluturimin 11-minutësh në orbitën 60 milje mbi tokë. Blue Origin ka thënë se një nga vendet e tjera në kapsulen e fluturimit do t’i jepet fituesit të një ankandi, që është aktualisht duke u zhvilluar. Deri tani shuma e ofruar ka arritur në 2.8 milionë dollarë.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43