Murali i krijuar nga piktori spanjoll Carlos Álvares de las Heras sapo është shfaqur në ambienetet e brendshme të Fakultetit të gjuhëve të huaja. Ky mural u realizua në kuadër të Javës Kulturore Spanjolle, e cila ka nisur prej datës 18 qershor dhe u mbyll me inaugurimin e këtij murali, pas një sërë aktivitetesh në fushë të artit, arkitekturës, sportit, teknologjisë, muzikës, letërsisë, kinemasë, gastronomisë etj.