Top Channel/ “ Izraelit i duhet dhënë një mësim i mirë”: Turqia teston armën e re!
16/05/2021 12:19

Në kohën kur në territoret palestineze konflikti eshte përflakur sërish, Turqia testoi me sukses një tjetër armë të prodhuar brenda kufijve, sistemin anti-ajro Hisar-A. Sistemi në fjalë konsiderohet tejet efikas kundër avionëve, helikopterëve, raketave cruise, avionëve pa pilotë e raketave ajër-tokë. Kjo është arma më e fundit që i shtohet arsenalit në rritje në Turqisë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka ngritur zërin kundër sulmeve izraelite në rajonet palestineze, e dy ditë më parë deklaroi se Ankaraja nuk do ta pranojë persekutimin e shtetit hebre, edhe nëse bota e injoron atë. “ Ata që zgjedhin të heshtin përballë gjakderdhjes izraelite apo e mbështesin atë për arsye politike dhe ideologjike, duhet ta kenë të qartë se një ditë, do të jetë radha e tyre”, u shpreh Erdogan, i cili bëri thirrje që Këshilli i Sigurimit të kalojë në veprim për të garantuar paqen, duke shtuar se Turqia është e gatshme të mbështesë aksionin e OKB-së. Presidenti turk i tha më herët homologut të tij rus se Izraelit “ i duhet dhënë një mësim i mirë”. Ai i ka sugjeruar shefit të Kremlinit të marrë në konsideratë idenë e krijimit të një force ndërkombëtare mbrojtëse, e cila të shërbejë si “mburojë” për palestinezët. Turqia, e cila në 1949-tën u bë vendi i parë me shumicë myslimane që njohu Izraelin, i ndërpreu marrëdhëniet me të ne 2010-tën pas vrasjes së 10 aktivistëve turq pro-palestinës, të cilët ishin në bordin e një anijeje turke dhe po dërgonin ndihma në Gaza, ku shteti hebre kishte vendosur prej kohësh një bllokadë detare.

Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33
Top News – ‘Mbyllet’ Franca, bizneset ulin qepenat / Priten protesta të dhunshme këtë fundjavë
23/10 12:58
Top News – Lëshon valë dronësh drejt Moskës / Rusia bombardon Kievin ndërsa flitet për negociata
23/10 12:54
Top News – Shkundet toka, njerëzit në panik / Magnituda 7, tërmeti më i fuqishëm në Tibet
23/10 12:54