Kostoja e jetesës është rritur më tej, duke rënduar buxhetet e familjeve shqiptare. Sipas INSTAT-it, inflacioni arriti në 3,2% gjatë muajit gusht, duke shënuar një rritje të fortë krahasuar me nivelin 2,3% të regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Goditja më e madhe ka ardhur nga transporti, ku çmimet janë rritur me 12% brenda një viti.