Në një nga takimet mes Vladimir Putin dhe Xi Jinping, përpara syver të botës u shfaqën planet tashmë jo edhe aq të fshehta të presidentit rus: Wall Street thotë se edhe raportimet më të fundit tregojnë se shefi i Krejmlinit është vërtet gjithmonë e më i fiksuar pas idesë së jetëgjatësisë dhe madje edhe të një forme “pavdekësie” biologjike, aq sa Moska ka vendosur të investojë rreth 26 miliardë dollarë në kërkime shkencore që synojnë ngadalësimin e plakjes dhe zgjatjen e jetës njerëzore.