Familjarë, të afërm, miq dhe kolegë i kanë dhënë kwtw tw dielw lamtumirën e fundit artistit të dashur Koço Qendro. I ndarw nga jeta në moshën 99-vjeçare, vetëm një vit larg shekullit të tij të jetës, Qendro mbylli kështu një epokë të artë të aktrimit shqiptar. Lamtumira e fundit erdhi pa homazhe në teatrin e Korçës që ishte shtëpia e tij e dytë si një dëshirë e vetë aktorit, i cili kishte lënë amanet një ceremoni të thjeshtë dhe private, të rrethuar vetëm nga familjarët dhe njerëzit më të afërt, duke ruajtur deri në fund modestinë që e karakterizonte.