Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë thirrje të dëgjohen kërkesat e protestuesve në Shqipëri. Në reagimin e parë nga Kosova lidhur me protestat e studentëve, Haxhiu ka thënë se të gjitha institucionet kanë për obligim të trajtojnë kërkesat e protestuesve. "Është shumë e rëndësishme që kërkesat e protestuesve të dëgjohen nga institucionet, besoj që secili prej drejtuesve të institucioneve atje, Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca e ka për obligim që t’i trajtojë kërkesat e studentëve, a janë ato që kanë dalë tash, a janë ato të shtresuara që kanë nisur para disa viteve" Haxhiu tha se arroganca nxit këto protesta, derisa shtoi se nuk e mbështesin dhunën e përdorur nga policia në drejtim të protestuesve dhe anasjelltas.