Top Channel/ “Grushti i shtetit” në Francë, tensionohet situata – Marine Le Pen mbështet ushtarakët
05/05/2021 12:22

Letra e hapur dërguar kohët e fundit presidenti francez Emmanuel Macron, që mban firmat e mbi 50 gjeneralëve në pension dhe më shumë se 24 mijë pjesëtarëve actual të personelit të forcave të armatosura, bëri që të jepet alarmi nga frika e një grushti të mundshëm shteti. Firmëtarët kryesorë, të drejtuar nga gjeneralët Antoine Martinez dhe Christian Piquemal, thonë se vendi është në prag kolapsi për shkak të emigracionit, krimit dhe islamizmit. Ata janë të zemëruar me atë që e quajnë “kulturë e fshirjes” dhe cdo përpjekje intelektuale për të kritikuar të shkuarën kolonialiste të vendit. Gjeneralët paralajmërojnë se nëse situata përkeqësohet, ushtarët e tyre besnikë që janë në shërbim aktiv, mudn të ndërhyjnë për të marrë kontrollin. Thirrjen e gjeneralëve e ka mbështetur edhe liderja e ekstremit të djathtë, Marine le Pen. Frikën e shtoi dhe më shumë një sondazh I realizuar nga Harris Interactive, I cili dilte në përfundimin se 58% e të anketuarve ishin dakord me atë cfarë deklarohej në letër. Po sipas sondazhit, 49% besojnë se do të ishte e drejtë që ushtria të ndërhynte për të ruajtur rendin në rrethana të caktuara "edhe nëse qeveria nuk e kërkonte një gjë të tillë". Duket sikur ekstremi I djathtë në Francë është më I fortë se më parë, thotë the Guardian. Disa zëra, sipas prestigjozes britanike, shkojnë deri aty sa të pohojnë se ka shanse që në presidencialet e 2022-shit, Le Pen të fitojë me një shumicë të ngushtë votash. Në fakt duket se zhurma politike e nxitur nga letra publike, e cila u botua në përvjetorin e gjashtëdhjetë të përpjekjes për grusht shteti të vitit 1961 kundër Charles De Gaulle-t, po hedh bazat për zgjedhje problematike presidenciale vitin e ardhshëm.

Top Channel/ Rusi-Ukrainë, pakt për naftën? Presioni i Trump zbut Zelenskyn
14/09 23:08
Top News- Fluturimi përfundon në tragjedi, avioni rrëzohet dhe shpërthen në flakë
14/09 23:00
Top News- “Dronët rus nuk na trembin”, NATO i tregon dhëmbët Putinit pas sulmit me dron
14/09 22:50
Top News- Korrupsioni e skandalet ‘zhytin’ Ukrainën! Zelensky sërish në hall, buzëqesh Putin
14/09 22:44
Top Channel/ Trump, ultimatum për “AI”, Presidenti amerikan kundër ngadalësimit të ritmit:Ide kineze
14/09 20:00
Top News- Bashkëpunimi me Kinën në AI/ SHBA paralajmëron Serbinë- Zgjidh partnerë të besueshëm
14/09 17:25
Top News- Ratko Mlladiç në PE/ Debat për lartësimin e ‘Kasapit të Bosnjes’ nga Serbia
14/09 16:27
Top Channel/ “Po afroheni pak si shumë me Kinën”, SHBA paralajmëron Serbinë: Kujdes me AI-n!
14/09 15:11
Top News – ‘Ulni ritmin e IA’. Deklarata e shefit të Anthropic shkakton ‘tërmet’ në bursa
14/09 14:05
Top News – Huthit të pandalshëm. Zgjerojnë territorin, sulmet saudite nuk i frenojnë dot
14/09 13:16
Top Channel/Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA, mister autori:Po shihen kamerat e sigurisë!
14/09 12:22
Top News – Putin sulmon trenin diplomatik. Boris Johnson dhe ish-kreu i CIA-s në shenjestër
14/09 12:19
Top News – E djathta ‘frikëson’ pushtetin. Gara në Suedi, e majta kryeson me diferencë minimale
14/09 12:14
Top Channel/ Më në fund një fitore, CDU merr Saksoninë e Poshtme: AfD del forcë e tretë!
14/09 12:10
Top News – Nafta mbi 108 dollarë për fuçi. Tensionet në Hormuz rrisin frikën për furnizimet globale
14/09 11:55
Top Channel/Sulmi rus pranë kufirit polak, shpëtuan “për fije” ish shefi i CIA-s dhe Boris Johnson!
14/09 11:37
Top Channel/ Mes goditjeve të Moskës, Trump kritikon Kievin: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse!
14/09 11:37
Top Channel/ Rusia godet trenin ukrainas afër Polonisë, evakuohet treni ku udhëtonte Boris Johanson
13/09 23:03
Top News- ‘Si të vrasë shokët e shkollës’, adoleshenti pyet ChatGPT…alarmohet FBI
13/09 15:39
Top Channel/ Mbyllet aeroporti në Lituani! Dronët alarmojnë Naton, Kushner: Vetëm një kusht për…
13/09 15:25