Top Channel/Grupi i intelektualëve të Mitrovicës: Gjenden eshtrat e 23 personave në veri të Kosovës
20/08/2026 11:31

Mbetje kockore që dyshohet se u përkasin të paktën 23 personave janë gjetur në territorin e komunës së Zubin Potokut, në veri të Kosovës. Prokuroria Speciale njoftoi se mbetjet janë zbutuar në disa zona ku dyshohet për ekzistencën e varreve masive. Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për vlerësime paraprake dhe ende nuk mund të konfirmohet identiteti i viktimave. Identifikimi përfundimtar pritet të kryehet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave të tjera të nevojshme. Për këtë rast, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë nisur hetimet ndaj tre personave, të identifikuar me inicialet J.R., M.J. dhe M.B., të cilët dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Të tre ndodhen në paraburgim. Sipas autoriteteve kosovare, njëri prej të dyshuarve dyshohet se gjatë luftës së Kosovës kishte qenë pjesë aktive e Ushtrisë Jugosllave. Gërmimet në këtë zonë kanë nisur pas verifikimit të informacioneve për varre të mundshme masive dhe janë zhvilluar në disa pika, përfshirë Kalludrën e Vogël dhe Jabukën. Autoritetet paralajmërojnë se kërkimet do të vazhdojnë edhe gjatë javëve apo muajve të ardhshëm, pasi mbetjet e gjetura janë të shpërndara në terren. Rasti lidhet me një prej episodeve më të dhimbshme të luftës së Kosovës. Bëhet fjalë për 23 shqiptarë të zhdukur që nga prilli i vitit 1999, të njohur si “grupi i intelektualëve të Mitrovicës”. Në mesin e tyre kishte mjekë, profesorë, avokatë dhe profesionistë të tjerë. Informacioni për një varr të mundshëm masiv në këtë zonë ishte bërë publik për herë të parë më shumë se një dekadë më parë. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare të Kosovës dhe atij të Serbisë, verifikimi i këtij informacioni ka zgjatur më shumë se 20 vjet. Autoritetet kosovare kanë akuzuar Serbinë për mungesë bashkëpunimi në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe kanë kërkuar hapjen e arkivave të institucioneve që kanë vepruar gjatë luftës.

Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44