Top Channel/ Goldoni në skenën e Bylisit, studentët e aktrimit sjellin “Zonjën e Bujtinës”
26/09/2026 15:26

Sezoni teatror në Teatrin “Bylis” vijon me premierën e Kiço Londos, “Zonja e Bujtinës”. Kryevepra e dramaturgut Carlo Goldoni, me regji të Kiço Londos, dhuroi për më shumë se dy orë humor, emocione dhe interpretime mbresëlënëse. Për regjisorin Kiço Londo, premiera ishte një eksperiment të cilin shumë e quajtën kurajoz, por ne fakt kurajon dhe talentin e vërtetë e treguan aktorët e rinj të shfaqjes, të gjithë studentë aktrimi. Aktorët e rinj shkëlqyen me interpretimin e tyre, duke mbajtur të mbërthyer vëmendjen e spektatorëve dhe sjellë me gjallëri personazhet dhe botën e Goldonit. Kimia artistike mes Artemisa Kusit dhe Igli Fushës, së bashku me interpretimin e gjithë ansamblit të aktorëve, i dha shfaqjes dinamikën dhe energjinë për të cilat shquhen veprat e autorit reformator italian të shekullit të 19-të Në kastën e aktorëve bëjnë pjesë Artemisa Kusi, Igli Fusha, Mateo Dervishaj, Anila Muçaj, Enisa Hysa, Irdon Methasani, Fjodor Xhydollari, Stelina Sulejmani dhe Shpëtim Terolli. E zonja e Bujtinës është një grua e gjallë, komplekse, simpatike, gjithmonë e kthjellët dhe e aftë për vetëkontroll. Figura e saj dominon komedinë, duke kapërcyer pengesat dhe duke I bërë gjërat sipas mënyrës së saj. Ajo siguron një ekuilibër të vazhdueshëm midis reputacionit, interesit dhe lirisë, pa e pasur të nevojshme të martohet megjithëse ka “robëruar” me sharmin e saj shumë burra. “E zonja e bujtinës” do të vijojë të shfaqet edhe sonte, në Teatrin “Bylis”.

Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Kultura, fondet nuk ndahen njësoj. Bashkitë e vogla mbeten “thatë”
09/11 23:45
Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04