Top Channel/ Gjykimi në Hagë, Kurti flet për herë të parë: Të presim procesin pa vlerësime politike!
22/09/2025 15:17

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti foli për të parën herë për mediat atje që kur mbrojtja e ish presidentit Hashim Thaci dhe e ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të akuzuar për krime lufte, ka nisur thirrjen e dëshmitarëve të saj. Kurti tha për mediat në Prishtinë se e po e ndjek procesin brenda mundësive që i lejon pozicioni i tij dhe angazhimet që ka. “E kam parë pjesërisht, aq sa kam mundur për shkak të aktiviteteve të shumta. Mbrojtja ka një orientim të qartë, ndërsa roli ynë këtu është mjaft i kufizuar. Ne kemi dhënë mbështetje financiare në mënyrë të pandërprerë dhe shpresojmë për më të mirën. Por, në anën tjetër, qëndrimi im për Gjykatën Speciale është i njëjti që nga fillimi”, është shprehur ai. I pyetur më tej si e shikon faktin që Adem Demaçi po përshkruhet atje si figura kryesore, Kurti preferoi të mos jeptë një përgjigje të drejtpërdrejtë. “ Unë besoj që duhet të presim ecjen e këtij procesi pa dhënë ne vlerësime politike”, tha ai, ndërsa zgjodhi të mos i jepte asnjë përgjigje pyetjes nëse beson se ish krerët e UÇK’së do të shpallen të pafajshëm. Dëshmia e mbrojtjes nisi javën e kaluar me ish-ndihmësin e sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe këshilltarin ligjor të delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams. Rubin, gjatë tri ditëve, foli kryesisht për rolin e Thaçit në luftë, për të cilin tha se ishte politik dhe nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së. Rubin tha se nuk ka asnjë informacion që e lidh Thaçin ose Krasniqin me pretendimet për vrasje.

Top News- VV akuzon partitë opozitare/ ‘Bëjnë llogari elektorale me Presidentin, ne jemi gati’
15/04 17:15
Top Channel/ Gjyqi për terroristët e Banjskës, kërkohet burg i përjetshëm për tre serbët
15/04 15:39
Top News- Kosovën e trazon Serbia dhe Rusia/ Ministri Konjufca tregon burimin e lajmeve të rreme
15/04 15:27
Top Channel/ Emri i presidentit, Konjufca: Zgjedhje të reja nëse ky është vullneti i opozitës!
15/04 15:19
Top Channel/ Gjyqi për terroristët e Banjskës! Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për tre serbët
15/04 12:52
Top News- Sulmi terrorist në Banjskë/ Specialja kërkon burgim përjetë për tre të akuzuar
15/04 12:05
Top News- Gjuhë përçarëse dhe urrejtjeje/ Dënohen me burg deputeti i VV dhe zëdhënësi I qeverisë
15/04 11:52
Top Channel/ Gjyqi për sulmin terrorist të Banjskës, nis seanca, të dyshuarit dalin para gjykatës
15/04 10:24
Top News- Kush nuk e do Presidentin! VV flet për mungesë vullneti, LDK: Jo kandidat partiak
15/04 10:14
Top News- Kontrakditat mes LVV dhe PDK/ Presidenti ende pezull i ngërçeve politike
14/04 17:35
Top Channel/ Kosovë, Marrëveshja e Bordit të Paqes “zvarritet” nga komisionet parlamentare!
14/04 15:06
Top News- 1925 raste të dhunës seksuale gjatë luftës/ Kurti: Të dëgjohet zëri i të mbijetuarve
14/04 14:27
Top News- Gjyqtarët pa kryetarë / Këshillli nuk bën dot kuorumin, akuza edhe politikës
14/04 13:14
Top News- FSK, gati për në Gaza/ Komisioni i Sigurisë në Kuvendin e Kosovës e miraton
14/04 11:43
Top News- Vdekjet në vendin e punës në Kosovë/ Aksion 15 ditor inspektimesh në sektorin e ndërtimit
14/04 10:59
Top News- Dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë/ Haxhiu: Janë ngritur edhe 12 aktakuza të tjera
14/04 10:49
Top News- Kosova ende në ‘udhëkryq’/ 15 ditë afat për zgjedhjen e presidentit ose zgjedhje
13/04 15:39
Top News- Çmimi naftës kosto për fermerët/ I kërkojnë Kurtit politika konkrete për sektorin bujqësor
13/04 13:50
Top News – Çmimi i naftës i papërballueshëm/ Qytetarët në Kosovë kërkojnë stabilitet
13/04 13:17
Top Channel/ Zgjedhjet kushtuan mbi 22 mln euro/ Kosovë, zbulohen kostot financiare
13/04 12:21