Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi u çel ekspozita “Gjon Mili: Retrospektivë”, një ngjarje e rëndësishme kulturore që sjell për herë të parë në Shqipëri një përzgjedhje origjinale fotografish dhe materialesh arkivore të fotografit shqiptaro-amerikan Gjon Mili, një prej emrave më të rëndësishëm të fotografisë botërore të shekullit XX.. I lindur në Korçë në vitin 1904 dhe i larguar drejt Shteteve të Bashkuara në moshë të re, Gjon Mili ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme në kryqëzimin mes shkencës dhe artit.