Tirana është në kaos për shtatë ditë me radhë. Përshkallëzimi vijoi edhe të hënën, me gjimnazistë e studentë që bojkotuan mësimin dhe iu drejtuan sërish sheshit të protestës. Edhe në javën e dytë të protestës së dhunshme, skenari është i njëjtë: sulm institucioneve. Përplasja më e ashpër ndodhi te Gjykata e Apelit. Të rinj të maskuar sulmuan godinën, duke thyer dyer e dritare me gurë e sende të forta dhe një pjesë prej tyre arritën të futeshin brenda, ndërsa në ambientet e gjykatës ndodheshin edhe punonjës. Lajmi për shpërblim dhe rritje rrogash duket se iu dha zemër forcave të rendit, të cilët zbritën në shesh më të mobilizuar, më të shumtë në numër dhe të bindur për të ndjekur këmba-këmbës të rinjtë.