Ismail Kadare u kujtua në përvjetorin e ditëlindjes së tij edhe në shtëpinë e lindjes në Gjirokastër. Qendra për Hapje dhe dialog në kryeministri i ka kushtuar shkrimtarit të madh që u nda nga jeta vitin e kaluar një event shpirtëror për të kujtuar trashëgiminë e Ismail Kadaresë e për ta ndarë atë me bashkëqytetarë, miq, shkrimtarë, poetë dhe botues të tij.