Në Gjirokastër organizimi i Festivalit të Riteve mblodhi së bashku 10 ansamble dhe grupe folklorike nga treva të ndryshme të vendit dhe diaspora. Festivali ishte pjesë e programit të aktiviteteve në kuadër të "Javës Europiane të Trashëgimisë Kulturore" dhe "Ditës Kombëtare të Trashëgimisë".