Top Channel/ Gjak dhe ambient i boshatisur! Pasojat e sulmit tragjik me armë zjarri në Beograd
05/05/2023 19:54

Serbia u trondit sërish nga një tjetër masakër, ku në fshatin Dubona një 21-vjeçar vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë. Pas sulmit tragjik në një nga vendet ku autori qëlloi me armë zjarri në ambientet e jashtme të një ndërtese dalloheshin njollat e shumta të gjakut. Banorët të tronditur nga ajo që i ka ndodhur vëzhgojnë me frikë skenën e krimit ku 21-vjeçari i biri i një oficeri të ushtrisë serbe i identifikuar si Uros B. qëlloi me automatik tek një automjet në lëvizje pranë fshatit. Mes tetë viktimave, autori vrau një polic dhe motrën e tij. Dyshohet gjithashtu se mes të vdekurve janë edhe një nga vëllezërit e tij, kunata dhe një djalë 12-13 vjeç, nipi i tij. Kjo ngjarje e rëndë vjen një ditë pasi Serbia u trondit nga masakra, ku një djalë 13-vjeçar hapi zjarr ndaj shokëve të klasës në një shkollë në Beograd. Të shtënat lanë të paktën tetë fëmijë të vdekur dhe rojën e sigurisë së shkollës. Deri këtë javë, të shtënat masive ishin të rralla në Serbi, pavarësisht shkallës së lartë të zotërimit të armëve në vend. Serbia ka nivelin më të lartë të posedimit të armëve civile në Evropë, dhe të pestën më të lartë në botë, një trashëgimi e viteve të konfliktit në1990-ën. Pamjet: AFP

Top Channel/ Paralajmërohen protesta në Shkup, studentët shqiptarë s’i bind Venecia:Provimi në shqip
15/11 22:10
Top News- Vuçiç e pranon: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit, nuk më lë as si qytetar
15/11 14:39
Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35
Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34
Top News – Tragjedi me emigrantët në Kretë/ Përmbysje varkash dhe erëra të forta, mbi 20 viktima
09/11 10:44
Top News – Zgjedh këshillat kombëtare të pakicave / Serbi, shqiptarët e Luginës thirren të votojnë
08/11 15:15
Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49
Top News – 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime
06/11 10:14
Top News – Torturuan studentët protestues. Serbi, arrestohen 9 policë të njësive speciale
05/11 10:32
Top News – Mali i Zi në BE në qershor 2027 / KE konfirmon: Do nënshkruhet traktati i anëtarësimit
04/11 15:04
Top News – Arrestime, dorëheqje e hetime në Serbi / ‘Afati i skadencës’ së Vuçiçit ka kaluar
03/11 15:10
Top News – Mali i Zi drejt anëtarësimit në BE. Pritet të nënshkruhet marrëveshja në 2027-ën
03/11 14:26
Top News – Banka dyshohet si ‘lavatriçe’ e Vuçiç. Pas heqjes së licencës, Serbia arreston pronarin
03/11 11:09