Top Channel/ Gaza, akademiku i njohur vdes nga uria: Kishte humbur 26 anëtarë të familjes…
05/09/2025 12:32

Viktimë e urisë në Gaza ka mbetur dhe akademiku palestinez, shkrimtari dhe poeti Omar Harb: Mediat lokale thonë se lektori universitar ndërroi jetë nga kequshqyerja si pasojë e bllokadës disa mujore izraelite që ka gjunjëzuar enklavën. Shëndeti i tij kishte ardhur në përkeqësim javët e fundit, e në një intervistë të dhënë këto kohë për Al Jazeerën, Harb që përpara fillimit të konfliktit tetorin e vitit 2023 peshonte 120 kilogramë, tani kishte një peshë prej më pak se 40 kilogramësh. Në intervistën e dhënë tre javë para vdekjes, akademiku kishte përshkruar vuajtjet e tij personale duke u lutur për ushqim, ilaçe dhe ndihmë mjekësore që kurrë nuk i mori. Ai gjithashtu kishte kërkuar një karrocë të re për personat me aftësi të kufizuara. “Kam parë fotografitë e mia para dhe pas luftës dhe mendova, si është e mundur që të arrijë njeriu kështu. Nuk e di pse jemi në këtë pikë. Njerëzit po vuajnë, dhe askush nuk i kushton vëmendje kësaj vuajtjeje”, qe shprehur ai. Tragjedia që e pllakosi shkrimtarin palestinez ishte e madhe: Gjatë luftës, ai humbi të paktën 26 anëtarë të familjes, përfshirë bashkëshorten, fëmijët dhe nipërit e mbesat. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me urinë në Gaza është rritur në 370, ndërsa shumicën e viktimave i përbëjnë fëmijët, gratë dhe të moshuarit. Edhe pse Harbit iu tha se do të evakuohej nga Gaza gjatë Ramazanit vitin e kaluar, ai mori më pas një njoftim se nuk e kishte emrin në listë.

Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52
Top News – ‘Komploti’ për të shkarkuar Sekretarin e Shtetit. Emiratet paguan 50 mln dollarë Kushner
28/10 12:06
Top News – Rebelohet Gjenerata Z në Halloween / Gjermania në alarm, frikë për skena si në Francë
28/10 11:52
Top News – Zgjedhje pa fitues të qartë në Izrael / Netanyahu dhe Eisenkot, pretendime për udhëheqje
28/10 11:47
Top News – Humbi zgjedhjet dhe rrezikon burgun / Trump i jep ‘azil’ Bolsonaros, DASH miraton vizat
28/10 11:45
Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45