Sindikata e Gardës së Republikës kërkon rritje të pagave për punonjësit e Gardës. Përmes një reagimi publik, ata i bëjnë thirrje Sektorit të Financës dhe institucioneve përgjegjëse që të paraqesin urgjentisht pranë Ministrisë së Financave programin e detajuar për rritjen e pagave. Sipas reagimit, që prej vitit 2001, institucioni i Gardës së Republikës nuk është vlerësuar financiarisht në nivelin e duhur, pasi gardistët kanë pasur një diferencë pagese prej 15 mijë lekësh më shumë në krahasim me punonjësit e institucioneve të tjera të sigurisë, por kjo diferencë tashmë është zhdukur. Sindikata thekson se shërbimi i Gardës karakterizohet nga presioni i vazhdueshëm dhe gatishmëria maksimale, me përgjegjësi të lartë për sigurinë e personaliteteve shtetërore, shqiptare dhe të huaja.