Në një atmosferë të veçantë, për dy netë me radhë, Leskoviku dhe Erseka u transformuan në qendra të kulturës shqiptare me mbajtjen e Festivalit Kombëtar të Sazeve. Ky festival, që është kthyer në një traditë të dashur u organizua për të 14-ën herë, duke sjellë së bashku grupe folklorike nga e gjithë Shqipëria, të cilët performojnë këngë dhe valle tradicionale.