Në Galerinë e Tiranës është hapur Edicioni i Dytë I Festivalit Ndërkombëtar të Posterit “Prishtina”. Me një pjesmarrje të gjerë, artistët kanë zhvilluar në këto postera temën e lirisë. Pushteti të verbon, telefoni është një burg I kohës moderne, hartat e vendeve luhen si një lojë shaku e mesazhe të tjera lakonike jepen në këto postera.