Festivali Ndërkombëtar i Kitarës u finalizua me koncertin përmbyllës nga dy kitaristet spanjolle Paola Requena dhe Isabel Martinez. Publiku në sallën “Tonin Harapi” mirëpriti me duartrokitje interpretimin e tyre elegant, virtuoz dhe plot ngjyra. Programi artistik solli një repertor të pasur, me fokus te muzika andalusiane dhe atmosfera karakteristike e traditës muzikore spanjolle.