Top Channel/ Festë përtej mundësive. Bota digjitale, shton presionin për dhurata
03/01/2025 19:57

Me përfundimin e dhjetorit, vjen edhe një analizë e shpenzimeve në muajin e parë të vitit të ri. E ngrihet pyetja: A festuam përtej mundësive? Tejkalimi i buxhetit gjatë festave sipas ekspertëve të ekonomisë është I mundur edhe prej parave që dërgojnë emigrantët te familjarët e tyre në Shqipëri. ‘Remitancat formale dhe joformale ndikuan pozitivisht edhe këtë fundvit duke rritur buxhetin e familjeve dhe pensionistëve… Gjithashtu gjatë këtij fundviti kishim shumë turistë, hera e parë që numri i tyre vijnë kaq shumë në numër për të festuar natën e ndërrimit të viteve. Ndërkohë që personat me nivel të ulët të të ardhurave nuk patën mundësi të kishin gjelin e detit në tryezë e bënë zgjedhje më racionale sepse pamë që këtë fundvit kishte cmime të larta”. Rritja e shpenzimeve në këtë periudhë ndodh edhe prej botës digjitale. Presioni për të blerë dhurata shtohet nga influencimi virtual, teksa shpalosen opsione të pafundme… ‘Personat që donin të falenderonin njëri tjetrin, kanë shkëmbyer dhurata nisur dhe nga dyqanet online apo nga zhvillimi i tregtisë online se duhet thënë rrjetet sociale kanë ndikuar, kanë pasur impact në shpenzimin e parave”. Por prej shpenzimeve të festave, shumë njerëz ndihen të rënduar financiarisht, duke bërë që janari të duket një muaj më i gjatë se të tjerët. “Janari është një muaj i brishtë, duke qënë se të ardhurat e tyre do të jenë si në rrezik; ndaj kërkohet që të mirëmenaxhojnë paratë e tyre. Ndërsa në muajt në vijim duke iu referuar buxhetit 2025 do të kemi një performancë më të mirë ekonomike e cila shpresoj të përkthehet në performancë më të mirë të buxheteve të familjeve shqiptare”…

Top Channel/ Aflatoksina godet blegtorinë. Fermeri hedh 10 kuintalë qumësht
12/11 15:38
Top Channel/ Frenohen shpenzimet, familjet druhen nga blerjet, bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
02/11 12:25
Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07