Shega, një frut i njohur për vlerat e tij ushqyese, është kthyer në protagonistin e një feste të veçantë në Lezhë. Shefat e kuzhinës lezhjane kanë sjellë kreativitetin e tyre, duke e shndërruar këtë produkt në receta të veçanta, nga pastat dhe rizotot, te ëmbëlsirat dhe lëngu i shegës. Një panair që mblodhi qytetarë të shumtë, duke dëshmuar se shega mund të jetë shumë më tepër sesa një frut, duke u kthyer në një përbërës të veçantë të gastronomisë.