Në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë ministria e shëndetësisë Evis Sala i ka dorëzuar kryeministrit dorëheqjen. Burime qeveritare i thanë Top Channel se dorëheqja është pranuar, pasi Sala i ka komunikuar Kryeministrit angazhimin e saj në një pozicion të ri jashtë Shqipërisë. Evis Sala për dorëheqjen pati këtë reagim në platformën X. Sot ishte mbledhja ime e fundit si anëtare e kabinetit qeveritar, pasi kam pranuar disa angazhime ndërkombëtare të rëndësishme në fushën time të ekspertizës: onkolologji - inteligjencë artificiale - inovacion. I jam mirënjohëse Kryeministrit Edi Rama për besimin dhe mbështetjen, si dhe çdo mjeku, infermieri, profesionisti dhe punonjësi të sistemit të shëndetësisë e mirëqenies sociale që punoi çdo ditë për ta bërë sistemin më të mirë.