Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj firmosi shkarkimin nga detyra të nënkryetarit, Blendi Sulaj. Vendimi erdhi vetëm pak ditë, pasi kryebashkiaku i hoqi kompetencat e deleguara, Anuela Ristanit, e cila u dorëhoq më pas edhe nga funksioni i saj si nënkryetare e bashkisë. Sulaj u emërua nënkryetar në korrik të vitit të kaluar, dhe ishte përgjegjës për territorin dhe menaxhimin e zhvillimit rural. Në po të njëjtën periudhë janë emëruar edhe nënkryetarët e tjerë, Ilir Mëngra, përgjegjës për punët publike, Gentian Kerri për administratën e bashkisë dhe Vasilika Vjero për financat dhe zhvillimin ekonomik.