Ka humbur jetën ditën e sotme 26-vjeçari Xhesjon Zogu. Siç raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, ai u aksidentua për vdekje mëngjesin e sotëm në afërsi të Vorës. Aksidenti u shkaktua nga një parakalim i gabuar që solli përplasjen e dy mjeteve kokë më kokë, ndërsa edhe drejtuesi i automjetit tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë.