Sofia Moreira de Sousa fillon zyrtarisht mandatin e saj si ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Tiranë. Diplomatja portugeze paraqiti zyrtarisht letrat kredenciale tek presidenti i republikës, Bajram Begaj. Ajo pason në detyrë italianin, Silvio Gonzato që shërbeu si ambasador i unionit europian në Shqipëri përgjatë viteve të fundit. Gjatë ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale, kreu i shtetit, Bajram Begaj i uroi diplomates suksese në detyrën e saj të re, duke vlerësuar rolin kyç të këtij institucioni në forcimin e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Brukselit dhe në mbështetjen e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.