Ekspozita "Shqipëria 1921 – Eugène Pittard", një rrugëtim i rëndësishëm i kujtesës historike, ka mbërritur për publikun korçar në një format krejtësisht të ri. Galeria e Arteve Digjitale dhe sheshi përpara saj u shndërruan në një hapësirë ku historia takohet me teknologjinë e fundit.