Rreth 400 biznese të vogla e të mesme janë bërë pjesë e programit të qeverisë “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Kryeministri Edi Rama njoftoi se këto biznese janë në proces aplikimi, ku deri më tani janë miratuar 32 kredi me një vlerë totale prej 5 milionë eurosh.