E ardhmnja e Kosovës është në BE, deklaroi raportuesi i saj në Parlamentin Europian, Riho Terras. Megjithatë rruga anëtarësimit kërkon vazhdimin e reformave theksoi ai në një mesazh në platformën X, ku shtoi se “ne po punojmë në këtë drejtim". Komentet e zyrtarit europian erdhën pas takimeve që ai zhvilloi në Prishtinë me përfaqësues të institucioneve dhe liderë politikë.