Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH Erald Elezi janë paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Gjyli ka qëndruar për 30 minuta në SPAK, ndërsa ka qenë i shoqëruar me avokatin e tij. Ndërkohë Gjyli dhe Elezi janë paraqitur në SPAK edhe javë me parë, në lidhje me vijimin e hetimeve që po zhvillohen ndaj tyre. Dy vartësit e zv. kryeministres Belinda Ballukut akuzohen për korrupsion dhe“shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”.