Dy shpërthime me lëndë plasëse në më pak se një orë kanë tronditur Durrësin në orët e para të mëngjesit sotëm. Ngjarjet janë regjistruar në zona të ndryshme të Durrësit, ndërsa në të dyja rastet nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në Shkallnur, lënda plasëse u vendos sipas policisë, në derën e një garazhi të Vilës Xhebexhia, në anë të rrugës Plepa–Ndroq. Më herët, një tjetër ngjarje u regjistrua në lagjen numër 11, pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve në Durrës, ku një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur në ambientet e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit Gëzim Kajno. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale. E shkuara e Kajnos është një nga pistat që po verifikohet nga hetuesit. Ai është dënuar me 10 vite burgim për vrasjen me armë zjarri të 30-vjeçarit Asllan Kërtusha, më 1 mars 2016, para lokalit që ka pasur në afërsi të stacionit të trenit në atë kohë.