Top Channel/Serbia do të prodhojë dronë me Izraelin, REL: Shumë të avancuar, 30 mijë euro një njësi!
03/09/2026 13:06

Serbia dhe kompania izraelite e mbrojtjes Elbit Systems planifikojnë krijimin e një kompanie të përbashkët për prodhimin e dronëve luftarakë. Presidenti serb Aleksandar Vuçic deklaroi se Serbia do të ketë 50 për qind të pronësisë dhe se prodhimi pritet të zhvillohet në Beograd. Në qendër të projektit është droni LANIUS-X, një sistem i avancuar zbulimi dhe sulmi, i pajisur me sensorë, navigim autonom dhe teknologji për njohjen e mjedisit. Vuçic e ka përshkruar mjetin fluturues pa pilot si një dron që mund të gjurmojë dhe të ndjekë me saktësi objektivat, ndërsa çmimi i një njësie pritet të jetë rreth 30 mijë euro. Shumë detaje të marrëveshjes mbeten megjithatë të paqarta. Kompania e përbashkët ende nuk është regjistruar, thotë REL, ndërsa autoritetet serbe dhe Elbit Systems nuk kanë dhënë informacione të hollësishme për financimin, kapacitetet dhe vendndodhjen e fabrikës. Bashkëpunimi po zhvillohet në një kohë kur Elbit Systems përballet me kritika ndërkombëtare për përdorimin e teknologjisë së saj në konfliktin në Gaza. Në vitin 2025, NATO e pezulloi përkohësisht kompaninë nga tenderët e rinj, në kuadër të një hetimi që, sipas raportimeve mediatike, lidhej me dyshime për korrupsion. Serbia ndërkohë e ka thelluar ndjeshëm bashkëpunimin ushtarak me Izraelin. Ajo ka blerë sisteme të avancuara izraelite, përfshirë dronë, artileri dhe radarë, ndërsa në vitin 2026 dy vendet nënshkruan edhe marrëveshje për mbrojtjen dhe shkëmbimin e të dhënave të klasifikuara.

Top Channel/ Marta Kos: Negociatat? Fundi i 2027. Objektiv ambicioz, por i arritshëm me reforma
04/11 16:00
Top Channel/ BE vlerëson rrugën e Shqipërisë. KE: Angazhim i vendosur për integrimin
04/11 15:57
Top Channel/ Shpërthimi shemb pallatin/ Elbasan, banorët po evakuohen me shkallën e zjarrëfikëseve
04/11 15:52
Top Channel/ Pengu i Gjergj Menës për shfaqjen e fundit, Qirici: Nuk u ankua edhe pse ishte sëmurë
04/11 15:38
Top Channel/ Shpërthim në një apartament në Elbasan, shemben muret dhe shkallët e ndërtesës
04/11 15:17
Top News – Dosja ndaj ish kreut të SHISH. Apeli i Posaçëm lë në arrest shtëpie Vlora Hysenin
04/11 15:08
Top News – Tre të arrestuar në Vlorë. Në pranga vrasës, kultivues hashashi dhe një hajdut
04/11 15:01
Top News – ‘Kur kjo ndodh me Veliajn, po me qytetarët’/ Tabaku kërkon llogari nga ministri Toni Gogu
04/11 15:00
Top Channel/ Progres-raporti 2026: Marta Kos “shpresa” Kosovës, “rrëzon” Serbinë!
04/11 14:53
Top News – Rrit naftën, ul benzinën/ Bordi cakton çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve
04/11 13:36
Top News-Dhuna ndaj të miturve në protesta/ PD kërkon mbledhje urgjente për masat e reja të qeverisë
04/11 13:36
Top News – Gjobiten protestuesit / 5 mijë lekë ndëshkim për 32 qytetarë
04/11 13:20
Top News – Rritja e pagave për policiët. Demo: Forcon integritetin e tyre, hetim për shkelësit
04/11 13:20
Top News – ‘Toni Gogu duhej të jepte llogari këtu’. Tabaku hap mbledhjen dhe braktis komisionin
04/11 13:15
Top Channel/Projektbuxheti 2027/ Demo: Prioritet pagat e Policisë dhe modernizimi i sigurisë publike
04/11 13:06
Top Channel/ Policia ndëshkon me 5 mijë lekë bllokimin e rrugëve, zbatohet Akti Normativ
04/11 12:46
Top Channel/ Vlora Hyseni i ka kërkuar gjykatës ndryshimin e masës së ndalimit. Sot vendimi
04/11 12:45
Top Channel/ Instituti për të miturit dhe qyteza e drejtësisë, Gogu rendit investimet në…
04/11 12:44
Top Channel/ Kreu i KLGJ te Ligjet, Rusi:Kemi 37% më pak buxhet, Manja: Rishikoni pagat e punonjësve
04/11 12:43
Top Channel/ I shumëkërkuari për vrasje në Itali kapet në banesën e tij në Vlorë
04/11 12:25