Top Channel/ Holanda përgatitet për “luftë”: Zhvendos dhjetëra tonë flori në Londër!
03/09/2026 11:36

Banka Qendrore e Holandës konfirmoi zhvendosjen e dhjetëra tonëve ar nga Amerika e Veriut drejt Londrës, duke përmendur rritjen e tensioneve dhe pasigurisë gjeopolitike. Sipas DNB, 86 tonë flori janë tërhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja gjatë një operacioni kompleks që zgjati disa muaj. Rezervat tashmë ruhen pranë Bankës së Anglisë, ku floriri mund të tregtohet më lehtë në rast krizash. Presidenti i bankës, Olaf Sleijpen, deklaroi se ky veprim ishte “i nevojshëm për të forcuar qëndrueshmërinë dhe gatishmërinë” e vendit. Transferimi u krye mes muajve mars dhe gusht. Rreth 27 tonë ar u transportuan fizikisht nga Nju Jorku dhe Otava drejt Holandës, ndërsa një sasi e ngjashme u zhvendos më pas në Londër. Pjesa tjetër e operacionit u realizua përmes shitjes së arit në Nju Jork dhe riblerjes së tij në tregun londinez. DNB nuk specifikoi se cilave zhvillime i referohej me termin “pasiguri gjeopolitike”, por vendimi vjen në një periudhë tensionesh të forta ndërkombëtare, përfshirë luftën e vazhdueshme të SHBA-së me Iranin dhe përplasjet tregtare mes Uashingtonit dhe Otavës. Sipas Bankës Qendrore Hollandeze, ari i depozituar në Bankën e Anglisë konsiderohet ndër më të lehtët për t’u tregtuar në botë dhe, për këtë arsye, është më i disponueshëm në rast të një krize. Pas këtij operacioni, pjesa e rezervave holandeze të arit të mbajtura në Londër është rritur nga 18 në 32,1%, ndërsa Holanda vazhdon të mbajë rreth 30,8% të arit të saj brenda territorit kombëtar. Në fund të vitit 2025, rezervat totale të arit të Holandës arrinin në 612,4 tonë, me një vlerë prej rreth 72,2 miliardë eurosh.

Top Channel/ Shpërthimi në Elbasan, bie kati i pestë, tre kate pallati bashkohen me njeri tjetrin
04/11 16:43
Top Channel/ Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh!
04/11 16:40
Top Channel/ “Ishte si bombë”! Shpërthimi në Elbasan, banori: U hodha nga ballkoni
04/11 16:23
Top News – ‘Vlerësohemi më lart se kurrë’. Rama për raportin e progresit, ‘po kemi ende shumë punë’
04/11 16:21
Top Channel/ Kushtetuesja “blindohet”. Pas protestave, tender 1.6 mln për alarmet kundër zjarrit
04/11 16:20
Top Channel/ Buxheti 2027, TVSH për bizneset mbi 5 mln lekë, taksë për 40 mijë apartamente bosh
04/11 16:20
Top News – Babanë nuk e vrau ariu. Policia arreston djalin e viktimës, në pranga edhe gruaja
04/11 16:19
Top News- KE publikon raportin e progresit. Shqipëria e orientuar drejt BE, por ka ende problematika
04/11 16:18
Top Channel/ Protestat shtyjnë Panairin e Librit. Zhvendoset në 24-28 dhjetor, mes festave
04/11 16:11
Top Channel/ Vlora Hyseni mbetet në arrest shtëpie. Gjykata e apelit rrëzon kërkesën për liri
04/11 16:05
Top Channel/ Marta Kos: Negociatat? Fundi i 2027. Objektiv ambicioz, por i arritshëm me reforma
04/11 16:00
Top Channel/ BE vlerëson rrugën e Shqipërisë. KE: Angazhim i vendosur për integrimin
04/11 15:57
Top Channel/ Shpërthimi shemb pallatin/ Elbasan, banorët po evakuohen me shkallën e zjarrëfikëseve
04/11 15:52
Top Channel/ Pengu i Gjergj Menës për shfaqjen e fundit, Qirici: Nuk u ankua edhe pse ishte sëmurë
04/11 15:38
Top Channel/ Shpërthim në një apartament në Elbasan, shemben muret dhe shkallët e ndërtesës
04/11 15:17
Top News – Dosja ndaj ish kreut të SHISH. Apeli i Posaçëm lë në arrest shtëpie Vlora Hysenin
04/11 15:08
Top News – Tre të arrestuar në Vlorë. Në pranga vrasës, kultivues hashashi dhe një hajdut
04/11 15:01
Top News – ‘Kur kjo ndodh me Veliajn, po me qytetarët’/ Tabaku kërkon llogari nga ministri Toni Gogu
04/11 15:00
Top Channel/ Progres-raporti 2026: Marta Kos “shpresa” Kosovës, “rrëzon” Serbinë!
04/11 14:53
Top News – Rrit naftën, ul benzinën/ Bordi cakton çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve
04/11 13:36