Top Channel/ Zjarret i afrohen dy fshatrave në Bulqizë, era e fortë ndryshoi drejtimin e flakëve
03/09/2026 12:40

Situata e zjarreve në territorin e vendit mbetet shqetësuese, veçanërisht në qarkun e Dibrës ku era e fortë ka përkeqësuar situatën orët e fundit. Sipas bilancit zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes në 24 orët e fundit janë raportuar gjithsej 27 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten aktive dhe jashtë kontrollit, 4 të tjera janë nën mbikëqyrje. Për përballimin e situatës janë dislokuar në terren 292 forca operacionale dhe 26 automjete zjarrfikëse. Ky operacion po mbështetet në pikat më të nxehta nga 80 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore. Pika më kritike e 24 orëve të fundit është regjistruar në Mallunxë të Matit. Si pasojë e erërave të forta, zjarri është riaktivizuar me shpejtësi duke ndryshuar drejtim dhe duke iu afruar fshatrave Mallunxë dhe Lis. Po në qarkun e Dibrës, në Vajkal të Bulqizës, zjarri ka përshkuar tashmë një sipërfaqe të gjerë prej mbi 18 hektarësh. Ndërkohë, në Lundre të Matit, flakët vijojnë të gëlltisin një masiv të konsiderueshëm pyjor. Në qarkun e Tiranës, vatra në aksin Dajt–Qafë Priskë vijon të jetë problematike. Nga ana tjetër, vatrat në Qafën e Lugut–Vithkuq, malin e Qukësit–Prrenjas dhe Iballë–Fushë-Arrëz janë stabilizuar dhe po mbahen nën mbikëqyrje. Kjo e fundit paraqiti vështirësi të mëdha për shkak të terrenit të thyer malor, duke detyruar ndërhyrjen nga ajri me helikopterët e ushtrisë gjatë ditës së djeshme.

Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36
Top Channel/ Vartës të Belinda Ballukut, pas Verdhos, edhe Gentian Gjyli në SPAK
23/10 15:08
Top News- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Shtyhet seanca ndaj Ervis Shkambit dhe xhaxhait të tij
23/10 15:01
Top Channel/ “Lironi rrugën”, policia thirrje me megafon përpara Kryeministrisë, vijon protesta
23/10 14:58
Top Channel/ Sherr me thika pranë oborrit të gjimnazit në Has, tre adoleshentë të plagosur
23/10 14:55
Top News – Rama e citoi si kriminel / Studenti i përgjigjet para Kryeministrisë-Jam ekselent!
23/10 13:57
Top News – TVSH mbush arkën e shtetit. Inflacioni shton me 30 për qind të ardhurat në buxhet
23/10 13:39
Top News – Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja. Autori del para gjykatës, prezentë edhe familjarë
23/10 13:37
Top Channel/ Protesta e Studentëve, përmbysen dhe digjen ‘karriget’ e Dialogut, protestuesit…
23/10 13:31
Top Channel/ Pas Verdhos, edhe Gjyli në Spak për t’ju komunikuar akuza
23/10 13:06