Në Rrugën e Durrësit ka pasur një përplasje mes studentëve dhe militantëve të PD-së. Të rinjtë i bllokuan rrugën simpatizantëve demokratë me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”. Nga ana tjetër, një prej simpatizantëve të PD-së i bëri thirrje për të hapur rrugën dhe që të pranonin deputetët e opozitës në protestë.