Është nisur drejt Italisë për një ndërhyrje kirurgjikale 28-vjeçari Erjon Vishkulli. Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj, bën me dije se i riu është nisur tashmë drejt shtetit fqinj, ndërsa më herët mjekët e Traumës thanë se, pas konsultës së bërë sot në mëngjes, kanë parë disa shenja pozitive, por për një mjekim dhe ndërhyrje më të specializuar është vendosur dërgimi i tij në Itali.