Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama vendosi disa karrige para Kryeministrisë, ku në secilën vendosi nga një letër me një mesazh ‘dialog’. Teksa ka nisur protesta, studentët kanë marshuar para Kryeministrisë dhe i kanë grisur letrat në fjalë. Gjithashtu kanë patur dhe një përballje me drejtoreshën e MIA-s, Manjola Hasa.