Top Channel/ Doli nga laboratory rus, çfarë është murtaja pneumonike që po shqetëson botën!
07/10/2026 15:56

Autoritetet ruse heshtin, por media të pavarura në vend përcollën lajmin se teknikja 28 vjecare Darya Shipilova që dyshohet të ketë vdekur nga murtaja pneumonike, mund të ketë thyer aksidentalisht një epruvetë që përmbante bakterin Yersinia Pestis teksa punonte në laboratorin. Nga ky moment, fati i saj duket se u vulos. Mbi 60 punonjës të institutit Kërkimor kundër Murtajës në Irkutsk, janë izoluar brenda kompleksit, ndërsa rreth 200 persona që mund të kenë pasur kontakt me teknikën janë vendosur nën vëzhgim mjekësor ose izolim. Deri tani, nuk ka prova të konfirmuara publikisht për transmetim të infeksionit te banorët e zonës. Sipas Brendan Ëren, profesor i patogjenezës mikrobike në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, ky lloj tejet i rrezikshëm murtaje transmetohet përmes rrugëve të frymëmarrjes. Ajo mund të përparojë shumë shpejt, duke qenë potencialisht fatale nëse trajtimi me antibiotikë nuk nis në kohë. Eksperti paralajmëroi gjithashtu se janë raportuar shtame të bakterit me rezistencë ndaj disa antibiotikëve. Megjithëse murtaja është një sëmundje e rrallë, rreth 1,000 raste raportohen në botë çdo vit, kryesisht në zona ku sëmundja është endemike. Laboratorët e specializuar e studiojnë Yersinia pestis ndër të tjera për zhvillimin e vaksinave dhe trajtimeve më efektive. Deri më tani, vlerësimi i ekspertit është se rasti në Irkutsk nuk përbën një kërcënim të rëndësishëm për publikun e gjerë dhe nuk ka prova se situata është shndërruar në një shpërthim epidemic, por kjo nuk e ka frenuar frikën e autpriteteve shëndetësore nëpër botë.

Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52