Top Channel/ “Do ta paguajnë shtrenjtë”, Hamasi kërcënon me sulme Izraelin
05/05/2021 13:02

Krahu i armatosur i grupit palestinez Hamas paralajmëroi Izraelin për sulme si shpagim ndaj situatës së fundit të krijuar me palestinezët në Jeruzalemin e pushtuar Lindor. “Brigadat Izz ad-Din al-Qassam nuk do të qëndrojnë duarkryq përballë mësymjes në lagjen Sheikh Jarrah” thuhet në deklaratën me shkrim të kreut të këtyre brigadave, Mohammed Deif, I shpallur në kërkim prej një kohe shumë të gjatë nga shteti hebre."Ata do të paguajnë një çmim shumë të rëndë," shtoi ai. Në fillim të javës, 10 palestinezë u plagosën pas përleshjeve me policët izraelite në Jeruzalemin Lindor gjatë një demonstrate solidariteti me banorët e Sheikh Jarrah, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze. Më herët këtë vit, Gjykata Qendrore e Izraelit në Jeruzalemin Lindor miratoi një vendim për të dëbuar shtatë familje palestineze nga shtëpitë e tyre në favor të kolonëve izraelitë. Që nga viti 1956, gjithsej 37 familje palestineze kanë jetuar në 27 banesa të lagjes së kthyer së fundi në skenë përplasjesh. Kolonët hebrenj janë përpjekur gjatë gjithë kohës t`I dëbojnë ata në një ligji të miratuar nga parlamenti izraelit në 1970. Me mijëra palestinezë u detyruan në 1948-tën të braktisnin fshatrat e qytetet ku jetonin e të shpërnguleshin në vende fqinjë si Jordania, Libani e Siria. Dëbimeve të asaj kohe, ata I referohen si “Nakba” që në arabisht do të thotë “katastrofë”.

Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47